HISTORIKE/ Tuzi do të ketë arkivin e vetë lokal dhe arkivi i Ulqinit do të bëhet dygjuhësh
Tuzi do të ketë arkivin e vetë lokal dhe arkivi i Ulqinit do të bëhet dygjuhësh, pas një jete ekzistence vetëm në gjuhën malazeze. Dy lajmet e mira të dhëna nga miku e kolegu im Danilo Mrvjaleviç janë qershia mbi tortë e një marrëveshje bashkëpunimi që prej vitit të ardhshëm do të sjellë më afër arkivat shqiptare dhe ato malazeze